Opera/ Dirigjenti Zhani Ciko: Duhet bërë ligj për sponsorizimet në art dhe statusin e artistëve!

2020-12-23 6

Pas deklaratës së ministres së kulturës Elva Margariti, se opera duhet që të shkëputet nga varësia totale nga shteti, e bërë kjo para artistëve gjatë analizës së performancës katërvjeçare nga drejtoresha Zana Çela, dirigjenti Zhani Ciko ish- drejtues për më shumë se një dekadë i këtij institucioni në një intervistë në ?ReportTV? propozon se çfarë duhet bërë, qe mbështetja e artit nga privati të marrë jetë në vendin tonë, duke nisur fillimisht nga ligji për sponsorizime, pa harruar veçanërisht statutin e artisteve dhe zërin e tyre në ato vendime që kanë në dorë fatin e institucionit të themeluar rreth 65 vjet më parë.

?Pa dashur të analizojë asnjë fjalë nga këto, bota ka mundësuar modele shumë të mira të kombinimeve të formave private edhe shtetërore. Për operën modele janë disa; Ato që janë vetme shtetërore, që nuk pranojnë fonde private dhe Sistemi i fondacioneve teatrore private, ku teatri ka pavarësinë e vetme sa financiare edhe kulturore, por edhe të mirat publike kalojnë si duhet. E rëndësishme, mendoj se është shikimi i ligjit të sponsorizimit, statusit të artistit dhe struktura?, shprehet ndër të tjera Ciko.

Free Traffic Exchange