Rriten abuzimet seksuale. Ekspertet: Ka probleme me zbatimin e legjislacionit - Vizion Plus

2020-12-23 10

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Abuzimet seksuale ndaj të miturve janë rritur vitet e fundit. Nga janari dhe deri në shtator të këtij viti në Gjykatën e Tiranës janë regjistruar 11 procedime penale për abuzimet, ku 9 prej tyre kanë përfunduar me vendimin për fajësinë për autorin.Ndërsa për sa i përket ngacmimeve seksuale dhe veprimeve të turpshme janë regjistruar 12 çështje nga të cilët 4 kane përfunduar me dënimin e autorit. Por Komiteti Shqiptar i Helsinkit ngre shqetësimin se numri i abuzimeve është më i lartë se sa ai që raportohet për shkak të mungesës se denoncimeve.ERINDA SKENDAJDREJTORESHA EKZEKUTIVE E KOMITETIT SHQIPTAR TË HELSINKIT?Zbatimi i këtij legjislacioni mbetet problematik pasi jo te gjitha vajzat apo familjet e tyre raportojnë ne polici dhunën seksuale qe ato përjetojnë. Shpesh here një dhune seksuale mbahet brenda mureve te shtëpisë nga vete komunikimi mes prindërit dhe fëmijëve, por ndonjëherë edhe fëmijët nuk e raportojnë tek prindërit e tyre shifrat janë me te larta se sa ato qe raportohen ne media apo ato te ditura nga publiku.?Ne funksion te parandalimit te abuzimeve juristi Jordan Daci thotë se duhen marre masa urgjente nga përzgjedhja e punonjësve në institucionet arsimore si dhe publikimi i i listës me emrat e autoreve.JORDAN DACIJURIST ?Duke filluar nga përzgjedhja e kontakteve me fëmijët tanë ne sistemin arsimor ne te gjitha institucionet qe punojnë dhe kane kontakte me fëmijët duhet ti nënshtrohen procedurave te posaçme për te siguruar qe janë njerëz te mire dhe nuk kane çrregullime qofte edhe te lehta mendore qe mund te shfaqin formën e dhunës apo psikopati te ndryshme qe do ndikonin keq tek fëmijët .Nga ana tjetër është folur shume për te bere një listë abuzuesve seksual me te mitur apo përgjithësi autorët qe janë përfshire ne krimet seksuale, këto njerëz ne këtë mënyre do te mbaheshin larg nga disa institucione , këtyre personave duhet t?ju ndalohet ti afrohen institucioneve ?Komunikimi i prindërve dhe fëmijëve mund të parandalojë një krim të tillë. Ndaj sociologu Gëzim Tushe apelon për më shumë vëmendje në këtë drejtim.GEZIM TUSHESOCIOLOG?Ne qofte se duhet ti mbrojmë fëmijët nga ky rrezik duhet ti flasim atyre pikërisht për këtë rrezik . pike se pari duhet te lajmërojmë ata pasi unë besoj se duke folur me fëmijët duke i ndërgjegjësuar ata për atë qe çka po ndodh ne trupin e tyre ne mund te ngremë ndihmësen kryesore qe është vetvetja, pra duhet ti mësojmë fëmijët se çfarë po ndodh ne trupin e tyre , duhet t?i mësojmë se çfarë është ngacmimi seksual se çfarë janë maniaket seksual se si duhet te mbrohen ata.?Abuzimi seksual me te miturit sipas kodit penal mund të dënohet nga shtate deri në 25 vjet burg.