Në një situatë më se të pazakontë për futbollin, presideti i FSHF-së Armando Duka dhe presidenti i Ligës profesioniste të futbollit Edvin Libohova, kanë mbajtur sot një konferencë për mediat lidhur me 4 kërkesat që kërkohet të plotësohen nga qeveria, të cilat kanë çuar deri në bojkot. Sipas Dukës, pavarësisht propagandës, Ligji i Sponsorizimeve nuk ka sjellë deri më sot asnjë të ardhur dhe për këtë arsye ai është kërkesa kryesore.
?Nuk kanë asnjë argument që mund të japin për ligjin e sponsorizimit. Kam dëgjuar argumenta të ndryshme. Ne nuk kërkojmë gjëra të mëdha. Bujqësia është jetike, sporti i domosdoshëm. 3 klube janë me borxhe. Nuk janë detyrime fiskale për arsye të aktivitetit, janë të trashëguara, kur janë privatizuar. Qeveria mund t?i falë gjobat dhe kamatvonesat. E di sa është ndikimi në buxhetin e shtetit, më pak se 1 milionë euro. Le të bëjnë ligjin e sponsorizimit, le mos i falin ato, ligji i sponsorizimit është më i rëndësishmi.?