Ngjarje e rëndë në Pogradec, fëmija i paushqyer për dy ditë gjendet pranë trupit të pajetë të nënës

2020-12-23 3

Një grua është gjetur e pajetë në banesën e saj në Pogradec, ndërsa në krah të trupit të pajetë është gjetur fëmija e saj, i cila kishte dy ditë pa u ushqyer. Sipas policisë gruaja ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Ajo ishte me nënshtetësi nga Maqedonia e Veriut, ndërsa trupi i saj është dërguar në morgun e spitalit, ku pritet të bëhet edhe ekspertiza në Tiranë.