Det i trazuar dhe me dallgë, 2 tragete në portin e Durrësit nisen me 10 orë vonesë

2020-12-23 1

Moti i keq ka shkaktuar probleme dhe vonesa edhe me nisjen dhe mbërritjen e trageteve në portin e Durrësit. Probleme të shumta ka sjelle era e fortë dhe shirat e vazhdueshëm , si pasoje dy tragetet e linjës Durrës - Bari janë nisur me 10 orë vonesë. Ata u nisën gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm dhe pritet të mbërrijnë në Bari në mesditë. Gjithashtu 2 tragete që janë nisur gjatë mbrëmjes së djeshme nga Bari mësohet se të dy kanë mbërritur në portin e Durrësit. Ndërkohe moti vazhdon te jetë i pa qëndrueshëm ,deti vazhdon të ketë dallge të forta,dhe për pasojë anijet e tonazhit të vogël dh peshkarexhat janë të bllokuara.

Free Traffic Exchange