#ZonëeLirë, një emision me karakter gjeneralist, i cili mbështetet mbi aktualitete të ndryshme, politike, sociale dhe kulturore, lokale dhe ndërkombëtare, duke i përcjellë ata nëpërmjet personazheve që ideatori dhe drejtuesi i emisionit, #ArianÇani #SaliBerisha #Arjan Curi
Çështja e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë vijon të mbetet një nga diskutimet më të nxehta të politikës shqiptare, por edhe asaj rajonale. Kjo për shkak edhe të tensioneve mes Greqisë dhe Turqisë. Një javë më parë, Kryeministri Edi Rama teksa merrte pjesë në një konferencë në Athinë, tha se Presidenti turk Erdogan e do Greqinë.
Ish-Kryeministri Sali Berisha, i ftuar sonte në emisionin Zonë e Lirë në Tv Klan, është pyetur nga Arian Çani se kë do të zgjidhte, Greqinë apo Turqinë, nëse do të ishte në vend të Kryeministrit Edi Rama.
Berisha u përgjigj duke thënë se vendi ynë duhet të synojë bashkëpunime me të dyja këto shtete, por në fund të fundit, ai do të zgjidhte interesin e Shqipërisë.
Ish-Kryeministri Berisha: Charles de Gaulle ka lënë një postulat epik: Secili kryqin e tij! Do zgjidhja Shqipërinë dhe interesat e saj. Natyrisht fqinj të respektuar e të gjitha, por Shqipëria është një vend i cili duhet të ndërtojë marrëdhënie miqësore me të dyja këto vende. Dhe të uroj që problemi që është problem prej shumë dekadash, që u acarua me problemin e Qipros. Kemi firmosur një marrëveshje dhe i kam qëndruar gjithnjë. Të imagjinohet se Shqipëria do anësojë kundër Greqisë apo Turqisë, kjo nuk mund të imagjinohet. Shqipëria do mbajë një qëndrim në përputhje me interesin e saj kombëtar. Shqipëria uron që këto të zgjidhin konfliktin nëpërmjet dialogut. Tani është pala greke që thotë le t?i referohemi gjykatës për zgjidhjen e problemit.
Po të isha Kryeministër unë, çështja e detit nuk ekzistonte. Sepse dy qeveri greke njëra pas tjetrës, njëra e PASOK tjetra e Neo Demokracisë, të dyja pranuan të shkojnë në gjykatë. Dhe erdhi Edi Rama dhe tha jo nuk shkoj në gjykatë. Ne lidhëm marrëveshje, e rrëzoi Gjykata Kushtetuese. Pala greke më kërkoi ta rinegociojmë. Jo i thashhë unë nuk rinegociohet, se gjykata diktonte metodën për të arritur marrëveshjen. Ka qenë vendim totalisht i diktuar nga Edi Rama dhe pala tjetër. Asgjë s?ka ndryshuar në raport me detin për qëndrimin tim. /tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/