Evis Kushi është ministrja e re e Arsimit e dekretuar pak ditë më parë në këtë detyrë nga Presidenti Ilir Meta me propozim të Kryeministri Edi Rama. Ministrja Kushi zëvendësoi në këtë detyrë Besa Shahini. Por teksa ishte vetë Rama që njoftoi publikisht këtë lëvizje në qeveri, nëpër qarqet mediatike përflitej për një tjetër emër ministri që do të largohej, ai i Sandër Lleshajt.
Vetë ky i fundit, në disa deklarata për gazetarët i ?fryu më shumë zjarrit?, kur shprehej se nuk do të ishte i përjetshëm në këtë post. Por në disa dalje të tjera nëpër media, ministri i Brendshëm ndërroi tërësisht qëndrimin e tij, kur tha se ?nuk kishte deklaruar që do të dorëhiqej?.
Nëse Sandër Lleshaj do të largohej nga qeveria, emri që përflitej se do ta zëvendësonte në detyrën e ministrit të Brendshëm, ishte ai i Taulant Ballës. Por çfarë ndodhi?
Gazetari dhe drejtuesi i emisionit Zonë e Lirë në Tv Klan, Arian Çani zbuloi sonte prapaskenat. Gjatë intervistës me ish-Kryeministrin Sali Berisha, Çani tha se Rama nuk mund ta vendoste Ballën në këtë post, por emëroi si ministre Arsimi Evis Kushin, një zonjë nga Elbasani, qarku ku është deputet dhe drejtues politik Taulant Balla.
Arian Çani: Më thuaj një gjë, pse s?e bëri Taulant Ballën ministër të Brendshëm, se ai donte në fakt të bëhej?
Sali Berisha: Sepse sondazhi që bënë, këta i dolën më të zinj se sa ata që janë. Sandër Lleshaj doli zift, por ky doli më i zi, Taulanti.
Arian Çani: Ti e more vesh çfarë i dha që mos mërzitej Taulanti?
Sali Berisha: Çfarë i dha?
Arian Çani: I vuri atë elbasanllien ministre të Arsimit. S?të ka shkuar në mendje kjo doktor? Ta dhashë një thashethem sot, që nuk është thashethem, është e vërtetë. Ajo elbasanllia, deputetja ?Rrushi? si e ka... Rushi apo Kushi?
Arjan Curi: Kushi...
Arian Çani: Ajo është elbasanllie... dhe i tha, unë s?të bëj dot ministër të Brendshëm, por do bëj Evisin ministre Arsimi.
Sali Berisha: Taulanti ishte caktuar për vendin e Sandër Lleshajt. Sandër Lleshi, ?gjeneral hashashi?, edhe ai s?i afrohet kurrkund Taulanti, Sandrit në vlerësimin tek socialistët.
#ZonëeLirë, një emision me karakter gjeneralist, i cili mbështetet mbi aktualitete të ndryshme, politike, sociale dhe kulturore, lokale dhe ndërkombëtare, duke i përcjellë ata nëpërmjet personazheve që ideatori dhe drejtuesi i emisionit, #ArianÇani.#klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/