Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u ka bërë thirrje 5 prefekturave të vendit për të marrë masa parandaluese për shkak të motit të keq që do të përfshijë vendin gjatë fundjavës.
Institucioni i është drejtuar 5 prefekturave, Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, me shkresa zyrtare duke paralajmëruar mot të keq.