Rama dhe Veliaj inspektojnë kantieret e rindërtimit në Lanabregas: Janë 359 kantiere të hapura

2020-12-23 5

Kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj inspektuan punimet për rindërtimin e banesës së familjes Lame në Lanabregas, e cila u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit. Veliaj informoi kryeministrin Rama se në të gjithë Tiranën janë 359 kantiere të hapura. Ai bëri të ditur se të hënën do të ketë edhe një mbledhje të Këshillit Bashkiak për të miratuar dhe listën me 250 shtëpitë e fundit individuale që do rindërtohen.