Zbulohen detaje mbi rrëmbimin e Bleona Matës / U dëgjuan të qarat, dy burra e tërhoqën zvarrë…

2020-12-23 2

Emisioni ?Pa Gjurmë? në Report TV rikthen për të disatën herë edhe këtë të premte, historinë e zhdukjes së Bleona Matës. E ftuar në studio nëna Bukurie Veizi, zbulon një fakt të rëndësishëm, atë se vajza është parë nga banorët e fshatit Zapod duke u tërhequr zvarrë në rrugë. Sipas dëshmitarëve, vajza është marrë nga dy persona të panjohur duke kaluar anën tjetër të malit, atje ku e priste një makinë me ngjyrë të zëzë, por edhe një tjetër Fuoristradë e ka ndjekur nga pas. Fshehja e këtij detaji nga banorët, kur policia mbërriti në vendngjarje, mban peng një tjetër të vërtetë të asaj dite. Këta të fundit janë tërhequr nga kjo dëshmi, duke dhënë para uniformave blu një tjetër variant, se vajza që qante nuk ishte Bleona, por një tjetër fëmijë i fshatit Zapod.
?Në momentin kur u bënë disa orë, afro 5 orë kërkimi dhe dolën të gjitha ato nëna dhe gra për ta kërkuar vajzën, më thanë se është parë një burrë me flokë të gjata dhe një djalë i ri me çantë shkolle, me triko me kapuç që e tërhiqnin vajzën zvarrë rrugës. E hipën, një herë në një makinë të zezë dhe një grup tjetër iu vu pas, një tjetër makinë Fuoristradë ngjyrë e bardhë. Një grua i ka dalë para, duke i thënë: ?C?po bëni?- dhe ata kanë mbyllur derën. Të gjitëh e njihnin vajzën, e dinin dhe në momentin kur erdhi policia e fshehën menjëherë, nga frika se do t?i merrnin në pyetje. Ato gra duhet të vinin dorën në zemër, të tregonin krimin në atë moment. Kur erdhi policia e mbyllën çeshtjen se kishin frikë. E kanë parë shumë mirë Begzim Isën ( i akuzuar nga nëna e Bleonës, Bukurie Veizi, si personi që ka gisht në rrëmbinin e vajzës). Begzim Isën e ka parë edhe ish-vjehrra ime. Ajo e njeh shumë mirë. ?E pashë, -tha: ishte me triko me kapuç dhe çantë, u vu pas 5 vajzave, pastaj lëshoi Qamilja lopën?.
Po banorët e zonës nuk arritën ta dallonin Begzim Isën ?
?Banorët e kanë parë Begzimin kur ka shku përpjetë por pastaj kur është marrë vajza zvarrë ka qenë dhe një tjetër person. Me ne ata reaguan menjehërë, por kur erdhi policia jo. Ishte një burrë me flokë të gjata, tërhiqte vajzën zvarrë, na thanë. Vajza qante, kërkonte nënën. Kur erdhi policia i shuan këto gjëra, nga frika. E din gjithë zona, e din gjithë fshati Zapod, se kush e ka marr Bleonën dhe nuk e di pse e mbanjnë kaq fshehtë?.
Nëna në studio hedh poshtë pistën se diçka e keqe mund t?i ketë ndodhur atë ditë Bleonës.
?Absolutisht nuk më shkon mendja. Si ka mundësi t?i ketë ndodhur largqoftë një gjë e keqe, qoftë e ujkut, apo e arushës, siç thoshte policia. Nuk ka asnjë shenjë?.
Askush nga fshati nuk reagoi në momentin që e kanë parë që vajza është tërhequr zvarrë ?
?Ata thanë që ishte një burrë dy metra i gjatë, me flokë të gjatë. Ata kanë dalë, kanë parë duke bërë sehir se cfarë po ndodh. Për moemntin ka parë dy makina njëra me targa Vlore dhe tjetra me xhama të zinj. Sipas tyre makinat janë larguar me shpejtësi marramendësi. Fillimisht e kanë parë bregut të malit duke u tërhequr zvarrë, pastaj kur janë parë makinat ka mbaruar muhabeti. Kur ...