Bixha: Rruga e “Durrësit” nuk të çon më në Durrës, kaos me trafikun, Veliaj bën eksperimente

2020-12-23 1

#rtvora #rtvoranews


Eriona Bixha sekretare organizative e LSI-së, e ftuar në Ora News, u shpreh se transformimi i rrugës së ?Durrësit? nga Veliaj, rëndon trafikun në Tiranë.

Bixha tha se në një vëzhgim të bërë për një orë, aty kaluan qindra makina, por shumë pak biçikleta.

Bixha: Si ish-këshilltare në bashkinë e Tiranës ndjekim me përpikmëri shqetësimet që na adresojnë qytetarët e kryeqytetit. Erion Veliaj e ka transformuar këtë rrugë. Sot kjo rrugë do ta rëndojë edhe më shumë trafikun në Tiranë. Ne kemi vëzhguar këtë rrugën. Ne vumë rë që për një orë kaluan qindra makina, por shumë pak biçikleta. Kjo lloj paralize që i është bërë kësaj rruge, e ka vështirësuar shumë qarkullimin në Tiranë. Me situatën e re që është krijuar, rruga ?Mina Peza? është bllokuar.

Për Bixhën, bizneset që ndodhen në rrugën e ?Durrësit?, po u ngushtohet frymëmarrja,për llogari të oligarkëve.

Bixha: Të gjitha bizneset që ndodheshin në rrugën e ?Durrësit?, po u ngushtohet frymëmarrja, ku del qartazi se ai po u merr frymën për llogari të oligarkëve. Eksperimenti i Veliaj në rrugën e ?Durrësit? nuk ka sjellë asgjë të mirë. Shumë banorë nuk ishin fare në dijeni se një ndërhyrje e tillë do të bëhet. Ata mund të kishin marrë masa për organizuar biznesin e tyre. Veliaj nuk mund të bëjë eksperimente të tilla me banorët e Tiranës.

Bixha shtoi se rruga e ?Durrësit? nuk të çon më në Durrës dhe madje tha se mund t?i ndryshohet edhe emri.

Bixha: Rruga e ?Durrësit? nuk të çon më në Durrës. Presim që t?i ndryshohet edhe emri. Edhe rrugë të tjera, që të nxjerrin në Zogun e Zi apo në bulevard, janë shumë të ngarkuara sepse nuk janë projektuar që të mbajnë atë lloj ngarkese. Korsive të biçikletave mund të jepej hapësira e duhur, jo të marrin një hapësirë të madhe që nuk përdoret.


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/bixha-rruga-e-durresit-nuk-te-con-me-ne-durres-koas-me-trafikun-veliaj-ben-eksperimente/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv