Fqinjët në Sarandë dëshmi tjetër nga ato në Elbasan: Lefter Zhidru jo problematik,njeri shumë i mirë

2020-12-23 0

Teksa për banorët në qytetin e Elbasanit, Lefter Zhidru ishte një njeri problematik, për fqinjët e tij në fshatin Xarë të Sarandës nuk është kështu, Ata e përshkruajnë si një njeri shumë të mirë, punëtor dhe aspak problematik.

"Unë kam qenë tregtar e nga të parat, e kam njohur që kur kam ardhur. Nuk ishte problematik, ishte zatorist njeri i dalluar, me gruan këtu dhe fëmijët që kanë pasur kanë qenë të rregullt, për sa vite ka ikur në emigracion, nuk e di ka qenë njëri i respektuar, janë rracë vllej, ne jemi çam po kemi pasur bashkëpunim. Me gruan e parë thotë që i kishte dalë në kokërr në buzë, me të parën ka një djalë. Me të dytën nuk e di si ishte puna. këto vitet e fundit nuk e vizitonte djalin që ka këtu", tha një banore.