Votimi i kandidatëve të PD për deputetë/ Spaho: Hera e parë në historinë e pluralizmit shqiptar

2020-12-23 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sot nisi në Kukës votimi nga anëtarësia e Partisë Demokratike për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë të këtij qarku për zgjedhjet e 25 prillit 2021.Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho tha se ndodh për herë të parë në historinë e pluralizmi në Shqipëri që një parti politike cakton kandidatët që do e përfaqësojnë në Kuvend, nëpërmjet votës së antarësisë.Spaho shkruan se PD eshte e vendosur që përfaqësuesit e saj të jenë produkt i vullnetit të qytetarëve dhe shembull i integriteti politik.?Sot ne Degen e PD Has filloi procesi i votimit te kandidateve te Deges per poste te larta politike. Per here te pare ne historine e pluralizmit ne Shqiperi nje parti politike cakton kandidatet qe do e perfaqesojne ne Kuvendin e Shqiperise, ne pushtetin qendror dhe vendor nepermjet votes se antaresise. Partia Demokratike eshte e vendosur qe perfaqesuesit e saj ne cdo nivel te jene produkt i vullnetit te qytetareve dhe shembull i integriteti politik, shoqeror dhe profesional. Partia Demokratike nuk ka qene dhe nuk do te jete kurre strehe e krimit dhe bandave, perfaqesuesve te oligarkeve, atyre qe shperdorojne mundin, djersen dhe taksat e qytetareve shqiptare.Sipas Saphos, në Has ka një interesim të madh të strukturave të PD dhe anëtarësisë për të marrë pjesë dhe votuar kandidatët që ata vetë kanë propozuar.?Shkalla shume e larte e pjesmarrjes eshte vleresimi me i shkelqyer qe antaresia dhe qytetaret i bejne praktikes se re te PD per te zgjedhur perfaqesuesit e saj ne cdo nivel perfaqesimi nepermjet parimit nje anetar nje vote, si dhe mbeshtetje e plote e inisiatives se Z. Basha per te hapur Partine dhe thelluar me tej demokracine ne te. Nje parti e hapur ku sundon demokracia eshte garanci per nje qeverisje te mire, ekonomi te zhvilluar, institucione te qendrueshme, drejtesi per te gjithe dhe progres drejt BE.?