KPA shkarkon ish-drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela - Vizion Plus

2020-12-23 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon nga detyra ish-drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela. Ajo nuk arriti të kalonte shkallën e dytë të vetting-ut. KPA vendosi rinisjen e hetimeve gjyqësore për Prelën, pasi Komisioneri Publik ngriti pretendime që ajo ka pasuri të pajustifikuara.Komisioneri publik argumentoi se Prela nuk mund të provoje burimet e ligjshme për dy pasuri, për një shtëpi në Tiranë dhe një tjetër në Durrës. Po ashtu, u vendos në dyshim edhe një hua prej 15 mije eurosh të marrë nga një i afërmi i Perlës.Ndërsa problem mbetet edhe mospagimi i sigurimeve shoqerore per disa muaj nga bashkëshorti i prokurores. Prela e ka justifikuar këtë fakt me mungesën e dijenisë qe kompania ku bashkëshorti kishte punuar si inxhinier nuk kishte shlyer detyrimet.