Malësia e Lezhës dhe fshati kaluer, 115 kilometra në verilindje të Tiranës është në fokusin e kameras së emisioneve veri jug, me historinë e jetës dhe punës së fermerit të vogël Preng Gjoka. Prenga është lindur në një kullë tipike malësorësh dhe e ka nisur punën si bari qysh në moshën 11 vjeç. Nuk mund të ndjekë studimet e larta sepse rrjedh nga një familje të përsekutuarish nga diktatura komuniste, por pas viteve ?90 ja del të ndërtojë thellë, mes malesh dhe pyjesh, fermën e tij të vogël me lopë, dhi, derra dhe pemtore. Historia e suksesit të malsorit Preng Gjoka, shpikjet e tij interesante për të furnizuar shtëpinë me energji elektrike që vjen nga një elikë me erë dhe mesazhi I Prengës drejtuar të rinjve të mos e braktisin vendlindjen që të bën më të pasur se cdo vend tjetër në botë. Të dielën ora 14:30, veri jug me reportazhin Preng Gjoka, historia e një fermeri në fshatin Kaluer.