Lajme Arkiva 2000
Në prani të ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Hollbruk, liderët kryesorë të politikës kosovare kanë nëshkruar një deklaratë të përbashkët se do të njohin rezultatet e zgjedhjeve lokale të 28 tetorit. Deklarata është nënshkruar nga Ibrahim Rugova, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Hashim Thaçi, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rexhep Qosja kryetar i Lidhjes së Bashkimit Demokrat, Ramush Haradinaj kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe nga kryetari i Partisë Qendra Liberale e Kosovës.
Ndërkohë vazhdon fushata elektorale e zgjedhjeve lokale në Kosovë. PDK ka paraqitur kanidatët e saj në një nga qendrat kryesore të Kosovës. Lideri i kësaj partie Hashim Thaçi i ka thënë pejanëve se partia e tij do të përdorë të gjitha forcat dhe do të fitojë. Më pas ai ka vlerësuar krijimin e Gardës dhe Policisë së Kosovës si një hap përpara.
Po kështu ai ka premtuar se përfaqësuesit e partisë që ai drejton do të bëjnë të pamundurën në shërbimin e rendit. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka paraqitur kandidatët e saj. Kreu i kësaj partie Ramush Haradinaj u ka thënë të pranishmëve se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të angazhohet për të krijuar një klimë të qëndrueshme. Programi i partisë sonë premton rend dhe siguri të individit dhe të pronës, është shprehur Haradinaj./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/