Radio Tirana që nga dita e parë, me fjalinë historike ? Ju flet Tirana?, Radio Tirana ka qenë pa asnjë mëdyshje radio e të gjithë shqiptarëve, brenda dhe jashtë kufijve të Shqipëris për 80 vite me rradhë. Sot rikthejmë disa nga momentet më të bukura dhe vështirësitë e të punuarit në këtë radio, momente të cilat përcillen nga punonjësit e saj. Në një intervistë në ?? Rreze Dielli?? ishin të ftuar Vjollca Fetahu Zalli montazhiere dhe Agim Xheka gazetari dhe folësi i njohur në këtë radio, i cili nga kujtimet e tij ndau me ne, emisonin e parë që u realiua direkt: ?? Autoçensura atëherë ishte në kulm, gazetarët u trembën si mund të futem direkt dhe të bëj emisionin mund të bëj lapse, aq më keq pot ë futej telefoni sepse në telefon mund të shante partinë ai dhe çfarë të bëje. Dhe unë mendoja, kush është ai që guxon të shaj partinë, ai e di pastaj vendin ku e ka dhe isha I bindur për këtë punë. Luftova aty brenda radios, vajti puna deri në komitetin qëndror deri sa më kërkuan një material ta çoja, e përgatita e çova dhe kisha lën një faqe aty me gjëra kot, e lexoi drejtori dhe tha hiqe këtë faqe, drejtori përgjithshëm hiqe këtë faqe se shumë mirë e ke, e çova lart dhe lart thanë shumë mirë vetëm këtë cfarë e ke, një ta marr dhe e grisa. Fillova dhe në ditën e parë të transmetimit, me drejtora, me shefa të gjithë nga studio prisnin tani që do fillonte emisioni i drejtpërdrejt dhe mos nab ëhet ndonjë gabim dhe si do të ndërhyjmë dhe kisha marr për të recituar njerëz që nuk kishin ndonjë përvojë, më të dobtit dhe më thanë përse more këto. Nejse mbaroi pas asnjë shqetësim të nesërmen në mbledhje, pse zgjodhje Xhuliana Jorganxhiun, ajo është një poete e madhe, është shumë e zonja, po ka shumë emocione. Zhulianës ia punova unë seç bëra, futa një muzikë përpara se të fusja muzikën thashë do të kemi pas pak Xhuliana Jorganxhiun këtu në studio, ndërkohë që kishte muzikë hapa bisedën me xhulianën sepse domethënë nuk jemi direkt tani se është muzika atje dhe kur e pash që teknika bëri shenjë që të fillonim unë bëra tamam pyetjen që duhej?. dhe filloi të më fliste, mbas nja çerek ore 20 minutaqë kishim bërë bisedën bahskë më tha mua do fillojmë, i thash unë mbaruam faleminderit.Kurse me Raimonda Bulkun nuk shquhej për recitime, unë isha rritur me recitimet dhe recitoja një poezi unë një ajo. Të nesërmen më thanë pse more Zhulianën dhe Raimondën dhe i thash tek ato që skishit besim ju, ju nxorra me sukses tek ata që keni besim do të jetë më i madh suksesi?? tha z. Agim Xheka.