Studiues të ndryshëm janë shprehur se teoritë e konspiracionit po gërryejnë dhe shkatërrojnë demokracitë edhe në ato vende ku ajo është shtyllë shekullore e shoqërisë. Ndërsa në vendet me demokraci hibride këto teori priren të instalojnë regjime totalitare. A është Shqipëria terreni ideal për të zhvilluar teori konspirative? Aktori Neritan Liçaj këtë herë vjen më një projekt televiziv titulluar, ?Rrethi katror? i cili do jetë pjesë e Top Channel, duke filluar nga kjo e diel, 27 shtator. Liçaj si aktori, Alfred Cako si konsiparacionist, Edi Manushi si moderator dhe Bledi Mane si gazetar bëhen bashkë për të sjellë debate të forta me dhe pa maska. Ekspertë ndërkombëtar të psikologjisë shprehen se teoritë e konspiracionit e bëjnë dikë të ndihet i veçantë. Teoritë e konspiracionit zhvillohen nga njerëzit dhe jo nga faktet?. ?Është thuajse e pamundur - thonë këta studiues - të argumentosh vërtet me njerëzit që besojnë në teoritë e konspiracionit, sepse besimet e tyre nuk janë racionale. Në vend të kësaj, ata shpesh janë të bazuar në besime të bazuara në frikë ose paranojë që, kur përballen me prova faktike kontradiktore, do të hedhin poshtë si provat ashtu edhe personin që i shpreh këto prova?.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel