Wake Up/ Ilvi Begolli live nga QSUT: Si po i trajtojmë përmes fizioterapisë pacientët me COVID

2020-12-23 2

Shërbimi i Fizioterapisë në QSUT është vënë në shërbim të pacientëve të sëmurë me Covid-19, të shtruar në Spitalin Infektiv, të cilët po kalojnë ditë të gjata shtrirë e me probleme të shumta si respiratore ashtu edhe muskulare. Mjekët fizioterapistë po punojnë dhe po qëndrojnë pranë tyre për t?u dhënë mundësinë që të kalojnë nga një gjendje respiratore e komanduar, në aktivitetin e tyre të përditshëm dhe rikthimin në normalitet sa më parë. Ilvi Begolli, mjek fizioterapeut në një lidhje live nga spitali COVID në QSUT, ku është ngritur njësia e shërbimit të fizioterapisë për pacientët e shtruar me COVID-19, shpjegoi sesi po trajtohen përmes fizioterapisë pacientët dhe sesi ndikojnë ushtrimet fizike për riaftësimin respirator, por dhe fizik, mendor tek këta të sëmurë. "Fizioterapia është në këtë moment ndër hallkat më të rëndësishme të trajtimit të pacientëve dhe që ndikon në shërimin dhe rikuperimin e tyre"- tha mjeku fizioterapeut, Ilvi Begolli.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Free Traffic Exchange