Report TV - Elbasan, gruaja e Lefter Zhidrus shpërthen në akuza ndaj medias: Do jepni llogari

2020-12-23 0

Një ditë pas ngjarjes së rëndë, Floresha Zhidru është rikthyer në banesën e saj, aty ku u ekzekutua ish- burri. Në gjendje të rëndë psikologjike, ajo bën fajtore mediat.Ajo shfaqet pranë vajzës së saj të vogël, 14-vjeçe në derën e shtëpisë, tashmë të shndërruar në një skenë krimi. 

"Do jepni llogari për ato që keni shpifur, do jepni llogari për ato që keni shkruar në media. Do jepni llogari. Nuk erdhët kur ishte për të ardhur, por erdhët sot. Ikni nga këtu, kërkoja shtetit drejtësinë", tha gruaja.