Lajme Arkiva - TV Klan 2000
380 shoferë të furgonave dhe taksive në qytetin e Elbasanit, janë hedhur në grevë. Si shkak për shpërthimin e grevës ka shërbyer fushata e dëbimit të furgonave nga kryeqyteti dhe konkurrenca e pandershme e furgonave taksi, ekspres në Elbasan.
Shoferët e furgonave, shpjegojnë se në Tiranë e kanë të pamundur të udhëtojnë, sepse policia e kryeqytetit i vë gjoba të larta për drejtuesit e automjeteve. Këto gjoba variojnë nga 2-10 mijë lekë të reja. Ndërkohë që akoma nuk është caktuar një vendqëndrim në Tiranë për furgonat që vijnë nga Elbasani.
Ndërkohë kryetari i Bashkisë së Elbasanit Domi, u ka premtuar grevistëve se do të bisedonte me kryebashkiakun e Tiranës Edi Rama, për zgjidhjen sa më të shpejtë të këtij problemi dhe përcaktimin në Tiranë të një vendqëndrimi për taksitë e Elbasanit. Domi garantoi se në mbledhjen më të afërt të këshillit të bashkisë, do të shqyrtohet dhe vendqëndrimi i ri i furgonave për qytetin e Elbasanit./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/