Top News - Arrestohen ‘të fortët’/ Pas denoncimit në ‘Fiks Fare’

2020-12-23 3

Një javë më parë Fiks Fare solli fakte të mos ekzistencës së shtetit ligjor në Mamurras, ku të fortët sundonin mbi ligjin. Erald Ndoji, babai i tre fëmijëve i cili ishte kërcënuar nga vëllezërit Gega për shkak të konkurencës, mori guximin të denonconte në Fiks Fare prokuorinë Laç dhe dhe Policinë e shtetit të cilët për rreth katër muaj vetëm e kishin zvarritur çështjen duke i hetuar në gjendje të lirë vëllezërit.

Denoncimit të Eraldit ju bashkua edhe ai i Marjan Pepës. Marjan Pepa, jeton në të njëjtën rrugë me vëllezërit Gega, në lagjen Dritas, Mamurras. Ai është penguar prej tyrë në ndërtimin e shtepisë së tij. Vëllezërit Gega kanë zaptuar rrugën publike duke e bërë të pamundur kalimin e mjeteve. Pavarësisht denoncimeve prej dy vitesh Marjani nuk kish gjendur zgjidhje, deri sa konflikti mes tyre degjeroi në dhunë. Gjergj Gega u la në arrest shtëpie por asnjëherë nuk e zbatoi, pasi dilte i lirë nëpër Mamurras.

Të gjitha këto fakte të sjella në Fiks fare vunë në lëvizje organin e akuzës të cilët në vijim të hetimit dhe pas transmetimit në emision të denoncimeve, shpallën në kërkim dhe arrestuan me datë 18 Shtator dy vëllezërit Ardian dhe Gjergj Gega për veprën penale "Konkurenca e paligjshme nëpërmjet dhunës". Për të njëjtën vepër është arrestuar edhe një përson me inicialet N.G. Për të tre këta shtetas prokuroria kërkoi masën e arrestit me burg. Por gjykata la në arrest me burg vetëm Gjergj Gegën, dhe me arrest shtëpie Ardian Gegën dhe shtetasin me inicialet N.G. Vendimi i gjykatës është apeluar nga Prokuroria e Laçit dhe hetimet për këto ngjarje të rënda vazhdojnë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Arrest#TopChannel