SKEDA/Lefter Zhidru, problematik! Është proceduar gjatë pandemisë për dhunë ndaj ish-bashkëshortes

2020-12-23 0

71-vjecari Lefter Zhidru nga fshati Xarrë i Sarandës me banim në lagjen "11 Nëntor" të Elbasanit humbi jetën gjatë një përplasje me policinë, duke hapur qëlluar ndaj tyre. Mesditën e kësaj të enjte ai shkaktoi terror në qytet duke qëlluar me breshëri armësh nga banesa e tij në drejtim të forcave të policisë. Për pasojë mbeten të plagosur dy djem të ri, kalimtarë të rastësishëm. Gjithçka nisi pas një konflikti familjar. 71-vjecari është proceduar penalisht edhe gjatë muajve të pandemisë pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-gruas se tij. Ndërkohë banorët e zonës shprehen se Zhidru ka qenë njeri problematik dhe se ka ushtruar dhunë në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij.