Lista e plotë e OFL-së me 120 emra që SPAK ka dërguar për 8 muaj në gjykatë për sekuestrim pasurie

2020-12-23 7

Emra të njohur të botës së krimit në Shqipëri, janë dërguar në gjykatën e Posaçme, me qëllim sekuestrimin e pasurisë që ata disponojnë.

?Shqiptarja.com? zbulon ekskluzivisht një listë emërore të prokurorisë së Posaçme SPAK, ku jepen detajet se cilët persona që OFL-ja, ia ka dërguar formularin e vetëdeklarimit, por përballen aktualisht në gjykatë me kërkesat për sekuestrimin e pasurisë. Kjo listë përmblidhet nga periudha 1 janar 2020 deri në 31 gusht 2020, dhe vjen si rezultat i bashkëveprimit të punës mes prokurorëve të SPAK dhe oficerëve të OFL-së.