Report TV -Rritja e pagës minimale, biznesi: Duhet të ishte konsultuar, shtohen kostot për privatin!

2020-12-23 0

TIRANË- Rritja e pagës minimale me 4 mijë lekë siç u njoftua nga kryeministri Edi Rama një ditë më parë, nuk është mirëpritur nga të gjithë. Bizneset private kryesisht fasoneritë të cilat janë të detyruar ta zbatojnë menjëherë pas hyrjes në fuqi të vendimit, e konsiderojnë hapin të pa-konsultuar dhe që iu rrit kostot.