Snajperat ne pozicion, vijon prej oresh "lufta" me 71-vjeçarin ne Elbasan. 3 skenaret e policise

2020-12-23 0

ELBASAN-Prej orën 13 e 20 minuta një 71-vjeçar është rrethuar nga policia e në shtëpinë e tij në lagjen 11 Nëntori, për shkak se ka qëlluar me breshëri automatike, ndaj një patrulle. Nga të shtënat janë plagosur 2 kalimtarë të moshës 21 dhe 22 vjeç. I moshuari Lefter Zhidru, ka pasur fillimisht një konflikt me bashkëshorten e tij, e cila kishte njoftuar policinë. Ndërsa pas të shtënave, në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat speciale RENEA.
Nga vendi i ngjarjes, në një lidhje direkte me edicionin informativ të orës 15:30 në Televizionin Klan, gazetari Ndriçim Çaka përcolli më shumë detaje rreth kësaj ngjarjeje.
"Prej 2 orësh lagja 11 Nëntori këtu në Elbasan ndodhet nën panik për shkak të të shtënave me armë zjarri drejt oficerëve të policisë. Në këto momente, 71-vjeçari ndodhet në banesën e tij në katin e parë të një pallati, pikërisht në këtë zonë, ku forcat RENEA dhe FNSH kanë rrethuar të gjithë lagjen. Në këto momente nuk raportohet për të shtëna, por vetëm pak më parë janë dëgjuar disa të shtëna pistolete".
Lefter Zhidru, sipas gazetarit, mendohet se ka pasur një kallashnikov dhe një pistoletë me të cilën qëlloi drejt policisë. Në momentin që hapi zjarr, 4 oficerë të FNSH u detyruan të futen brenda një pallati për t'i shpëtuar të shtënave me armë zjarri, ndërkohë që në atë moment dy të rinjtë u plagosën aksidentalisht.
Sipas gazetarit, RENEA është vendosur në pallatet në zonë me snajpera, ndërsa forca të tjera ndodhen edhe brenda pallatit ku ndodhet 71-vjeçari, pasi aty ka edhe banorë të tjerë të cilët të frikësuar janë mbyllur nëpër banesat e tyre. Policia i ka kërkuar të gjithë lagjes, sidomos bizneseve, lokaleve, të evakuohen, pasi janë në rrezik të vazhdueshëm nga të shtënat e armëve nga 71-vjeçari.
Ndërkohë, brenda banesës ku ndodhet i moshuari nuk ka persona të tjerë, ndërsa pak momente më parë mësohet se kanë shkuar familjar për të negociuar për t'u vetëdorëzuar.
Autoritetet policore, thotë gazetari kanë 3 skenarë të mundshëm.
"E para është vazhdimi i negociatave deri në dorëzimin e 71-vjeçarit. Nuk përjashtohet edhe një ndërhyrje e forcave RENEA, duke përdorur gazin lotsjellës dhe neutralizimin e Lefter Zhidrut. Por nëse do të ketë kundërshtim nga ana e 71-vjeçarit, atëherë snajperët që janë vendosur në pallatet përballë, do të veprojë sipas policisë, duke mos saktësuar nëse do të merret një veprim duke tentuar edhe plagosjen e tij në mënyrë që të dorëzohet. Por deri më tani duket se negociatat nuk kanë shkuar aq mirë, pasi 71-vjeçari është dëgjuar të bërtasë shpesh nëpër banesë. Nuk del më ballkon siç dilte në momentet e para dhe nuk ka pamje vizuale ende për policinë. Familjarë dhe oficerë të policisë po negociojnë për dorëzimin e tij, por siç duket ai vazhdon t'i kërcënoj se do t'i qëllojë, pasi siç thashë, ka në dorë një pistoletë dhe një kallashnikov dhe siç duket në momente të caktuara ai qëllon ku ndjen praninë e policisë pranë banesës së tij".
Në zonë ka banorë të tjerë, të cilët janë këshilluar nga policia të mos d...