Edhe ky vit shkollor do të nisë me problemet e vjetra. Përveç mungesës së pajisjeve për mësimin ?online?, nuk është zgjidhur as problemi shumë vjeçar me mungesën e teksteve shkollore. Nuk janë zëvendësuar as librat e dëmtuar. Ish ministri i arsimit Ademi pati premtuar që në vitin 2018 zgjidhjen e problemit, por kjo nuk ndodhi. Ministrja aktuale Carovska zotohet se do të merren masa edhe për mënjanimin e përmbajtjeve fyese në libra.