Biznesi kunder rritjes se pages minimale - News, Lajme - Vizion Plus

2020-12-23 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rritja e pagës minimale deri në 30 mijë lekë është një lajm i mirë për të gjithë të punësuarit, por për biznesin është një barrë e shtuar. E thënë ndryshe së bashku edhe me kontributet kosto e shtuar për një të punësuar rritet minimalisht me 5 mijë lekë, një barrë kjo jo e vogël për sipërmarrjet me shumë të punësuar. Ne kemi bërë një përllogaritje që rritja është 15.4 % për person. Një masë e tillë vjen në kundërshtim me kushtet në të cilat jemi, pasi ne kemi nevojë për likuiditet apo dhe për zhvillim të aktiviteti, ndaj për sektorin tonë kjo është një rritje e qënësishme që na vë në vështirësi, nëse nuk shoqërohet me masa lehtësuese fiskale-thotë Edvin Prence nga shoqata e fasonëve Sektori fason mban edhe një peshë të konsiderueshme të të punësuarve me pagë minimale. Një kohësisht është ky sektor që kriza e pandemisë goditi ndjeshëm prodhimin. Edhe pse e ardhmja duket ende e pasigurt, bizneset thonë se ka një hezitim për të aplikuar edhe për tre programet e punësimit që prezantoi qeveriaProgram i nxitjes së punësimit është pozitiv. Brenda sektorit tonë do të shihet mundësia për të përfituar me qëllim kthimin e punonjësve në punë. Por e ardhmja është ende e paqartë ndaj ky proces shoqërohet me pikëpyetje për të patur efektivitet të menjëhershmeMe synim kthimin në punë të punonjësve të larguar nga pandemia qeveria ka marrë përsipër të ndajë kostot me biznesin duke paguar disa muaj paga dhe kontribute.