Presidenti jugasllav Koshtunica, vizite ne Malin e Zi - (23 Tetor 2000)

2020-12-23 1

Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Këtë javë pritet që të lind qeveria e re jugosllave post-Millosheviç. Koshtunica e ka pranuar kandidaturën e Zoran Ziziç, për kryeministër të qeverisë federale. Ziziç është përfaqësuesi i Partisë Socialiste të Malit të Zi, aleate me Partinë Socialiste të Millosheviçit. Kushtetuta Jugosllave e ka të përcaktuar se në rastet kur presidenti i zgjedhur është serb, kryeministri është malazez.

Momir Bulatoviç është kryeministri malazez, i cili ka udhëhequr qeverinë e Jugosllavisë së mbetur, nën presidencën e Millosheviçit. Zgjedhja e Ziziç është e detyruar sepse forcat anti-Millosheviç në Mal të Zi, të mbledhura rreth presidentit Gjykanoviç, kanë bojkotuar zgjedhjet federale të 24 Shtatorit. Dje përpara se të shkelte në Mal të Zi, Koshtunica është takuar me liderët politik të Bosnjes në Sarajevë. Vizita e parë kjo e një presidenti jugosllav, që pas mbarimit të luftës./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange