Top News - OFL ‘letër’ xhihadisteve/ Pasuria e grupit të Aldo Kobuzit

2020-12-23 2

Operacioni Forca e Ligjit këtë të enjte ka ?zbarkuar? në Krujë e Divjakë, ku iu ka kërkuar 5 personave që të deklarojnë pasurinë e tyre brenda 48 orëve. Bëhet fjalë për Bledar Çoraj, Donika dhe Arta Çoku, Baki Çoku dhe Aldo Kobuzi. Përveç Bledar Çorajt, që është dënuar për trafikim narkotikësh, 4 personat e tjerë janë dënuar për terrorizëm.
Donika dhe Arta Çoku, Baki Çoku dhe Aldo Kobuzi janë të katër nga Divjaka dhe janë dënuar në Itali si pjesëtarë të një grupi që rekrutonte luftëtarë për ISIS-in. ata janë dënuar nga Gjykata e Milanos, për veprën penale ?Pjesëmarrje në grup terrorist?. Ata kanë qenë anëtarë të një cellule xhihadiste italo-shqiptare që rekrutonte luftëtarë për në Siri. Aldo Kobuzi është i martuar me Maria Serxhio Xhulia të parën grua italiane të rekrutuar në Luftën e Shtetit Islamik dhe dyshohet se ndodhet së bashku nënën e tij Donika Çoku në Siri. Ndërsa Arta e Baki Çoku janë arrestuar dhe po vuajnë dënimet e tyre.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AldoKobuzi#OFL #TopChannel