Pjesë e emisionin ?Historia ime? në Tv Klan, u bë edhe nëna e vajzës invalide e cila ka folur më gjatë për jetën e vështirë që ka kaluar së bashku me dy vajzat nga dhuna e babit. Ajo ka treguar se dhuna në familje ka nisur kur i vdiq fëmija e parë dhe nisi të shtohej ndër vite. Përveçse i dhunshëm ai ishte dhe xheloz.
Pas u zhvendosën në Tiranë, ai ka tentuar t?i marrë vajzën e vogël nga shkolla, por nuk e lejuan mësuesit dhe policia. Nëna ka treguar edhe një histori tjetër ku shumë kohë më parë kur ajo kishte tentuar të divorcoheshe për herë të parë, ai i ka rrëmbyer vajzën dhe ka ikur Greqi.
Mirela Milori: Kur filloi dhuna?
Nëna: Isha shtatzënë në fëmijën e parë dhe vdiq. Aty filluan problemet. Ai ishte edhe xheloz,sidomos kohët e fundit filloi të bëheshe ekstrem fare. Filloi të dhunonte dhe vajzën e madhe sepse ajo ishte rritur, i kuptonte gjërat dhe i fliste pse i bërtet mamit, ajo lodhet tërë ditën.
Pasi u vendosëm në Tiranë, ai erdhi dy herë, i shkoi vajzës së vogël në shkollë, donte që ta merrte me vete por nuk e lanë mësuesit. Erdhi policia, më pyetën e mua nëse i ka paguar detyrimet, i thashë jo, e polici i tha hajde paguaj detyrimet edhe nëse s?të lë gruaja t?i takosh fëmijët, jemi ne këtu. Që atëhere iku dhe nuk ka ardhur më.
Një herë më përpara, unë bëra divorcin, pothuajse arrita në fund, ai më rrëmbeu vajzën e vogël që ishte vetëm 4 vjeç dhe iku në Greqi dhe qëndroi një muaj. U detyrova të kthehesha prao me të për hir të fëmijës. /tvklan.al
#HistoriaIme Programi vjen nën drejtimin e Mirela Milorit, gazetares së njohur që na ka përcjellë informacione mbrëmjeve tona përgjatë 20 viteve, dhe rikthehet në #TvKlan, si moderatore dhe bashkëautore e këtij emisioni. #MirelaMilori
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/