Top News - Gjobat, mbyllja e kufijve/ Tatimet-alipikoni për rimbursim

2020-12-23 0

Qytetarët shqiptarë që janë gjobitur nga shtetet e huaja për shkak të shkeljes së afatave të lejeve të qëndrimit për shkak të pandemisë së koronavirusit ende kanë të drejtë të marrin rimbursim nga shteti shqiptar.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar këtë të enjte te gjithë të interesuarit që të aplikojnë. Sipas ketij njoftimi perfitojne rimbursim shtetasit shqiptarë, të cilët për shkak të mbylljes së kufijve, kanë tejkaluar afatin e qëndrimit në shtetet e huaja, gjatë periudhës 10 Mars ? 1 Qershor 2020.
Çdo individ, shtetas shqiptar, që është gjobitur në shtetet e huaja, për arsyen e mësipërme, duhet të disponojë:
mandatin e arkëtimit që vërteton kryerjen e pagesës së gjobës, të cilin duhet ta dorëzojë, të përkthyer dhe noterizuar,
të dhënat individuale të llogarisë bankare (emër banke dhe IBAN);
fotokopje të dokumentit të indetifikimit të individit (pasaportë, kartë indetiteti);
individët duhet të dorëzojnë dhe numër kontakti personal.
Dokumentet e mësipërme duhet të dorëzohen pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nëpërmjet shërbimit postar (apo në kutinë postare në DPT).
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve fton të gjithë individët e interesuar që, për të siguruar një rimbursim të shpejtë dhe brenda afatit, si dhe për të shmangur vonesat në këtë proces, të dorëzojnë dokumentacion të saktë sipas kërkesave të VKM nr.474.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Gjobat#Tatimet#TopChannel