Lajme Arkiva - TV Klan 2000
Fëmijët e porsalindur, që kanë vështirësi në gjumë, mungesë të reflekseve, probleme në sistemin nervor, janë disa nga simptomat e një fëmije të lindur nga një nënë duhanpirëse. Sipas një studimi të një shoqate të gruas, 36% e fëmijëve që përdorin sot duhanin, e kanë pirë atë në mënyrë të pavetëdijshme që në barkun e nënës. Nikotina që marrin gratë shtatzëna depërtojnë tek fëmija, duke ndikuar në trurin e fëmijës të pa lindur. Zydi Eshja gjinekolog në maternitetin e Tiranës shpjegon.
Mjeku Zydi Eshja:- ?Duhani gjatë shtatzënisë, jo vetëm që dëmton fëmijën në zhvillimin e tij, por dëmton edhe ndërtimin qelizor të vetë fëmijës, pasi fëmija e merr ushqimin nëpërmjet nënës së tij. Gjithashtu oksigjenin fëmija e merr nga mushkëria e nënës dhe sa më i dëmtuar të jetë mushkëria e nënës, aq më pak oksigjen shkon tek bebi. Duhani është edhe një nga faktorët predispozues, të mos formimit normal të fëmijës?.
Pavarësisht nga këto efekte, gjithnjë e më tepër rritet numri i nënave që pinë duhan, po ashtu edhe i të rinjve, që bien shpesh në depresion./tvklan.al
Gazetare ? Holta Zhiti
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/