Qeveria shqiptare huazon energji elektrike nga Maqedonia (24 Tetor 2000)

2020-12-23 3

Lajme Arkiva 2000
Qeveria shqiptare ka vendosur në mbledhjen e saj të radhës të ndryshojë çmimin e energjisë elektrike për përdoruesit jo familjarë. Kështu rritja e çmimit të energjisë elektrike do të prekë të gjitha subjektet që ushtrojnë aktivitet privat si lokale, dyqane, furrat e bukës dhe të gjitha ndërmarrjet jo shtetërore. Duke patur parasysh situatën energjetike, këshilli i ministrave vendosi t'i japë KESH-it 100 milion lekë nga fondi rezervë i saj i cili do të përdoret për ndërtimin e kabinave të reja elektrike sëbashku me rrjetin përkatës të tensionit të mesëm dhe të ulët.
Gjithashtu qeveria ka miratuar dhe planin e veprimit të plotësimit të treguesve tekniko-financiar të KESH-it. Sot Kryeministri Meta ka shkuar në Maqedoni ku ka biseduar me homologun Gjeorgjevski për gjendjen e rëndë energjetike që ndodhen të dy vendet tona pasi niveli i kaskadës së Drinit është më i ulët në vitet e fundit. Qeveria maqedonase ka premtuar se do të vërë në punë disa termocentrale ku termocentrali i Negotinës do të punojë vetëm për Shqipërinë./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/