Ndryshimet kushtetuese për Kodin Zgjedhor kanë qenë në fokus të diskutimeve në nisje të seancës së radhës parlamentare. Deputeti opozitar, Korab Lita, ngriti shqetësimin e tij për mos nisjen e diskutimeve në komisionin e posaçëm parlamentar.
Madje Lita ironizoi drejtuesin e grupit të punës që duhet të merret me diskutimet për ndryshimet kushtetuese, Damian Gjiknurin, duke thënë se merr pjesë në komisione të paligjshme, duke nënkuptuar Këshillin Politik.
Deputeti u shpreh se deri më 30 Shtator duhet që të mbyllen diskutimet për listat dhe koalicionet, ndërkohë që një javë ka shkuar kot sipas tij.
?Është ngritur puna për pasqyrimin e ndryshimeve kushtetuese në Kodin zgjedhor. Deri më 30 Shtator duhet të ketë mbaruar punën, por ju njoftoj që deri më sot nuk është mbledhur. Aq më tepër nuk ka bërë asnjë konsultim për t?i dhënë mundësinë edhe deputetëve qoftë të opozitës qoftë të pozitës për të bërë propozimet kushtetuese në Kod. Një ndër ta jam edhe unë, por edhe unë që jam anëtar nuk kam pasur mundësi që të lidhemi dhe të diskutojmë këtë gjë. Koha po mbaron, dhe një javë ka ngelur. Koha ka shkuar kot. nuk e di Zoti Gjiknuri si kryetar i këtij grupi pune ku e kalon kohën, a e kalon nëpër komisione të tjera të paligjshme që nuk janë krijuar as nga parlamenti, por koha e volitshme po shkon kot dhe nuk bëhet asnjë lloj diskutimi?, tha Lita.
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, mbështeti qëndrimin e Litës dhe i bëri thirrje kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, që anëtarët e komisionit të posaçëm të nisin punën për diskutime.
?Keni të drejtë. Shqetësimin tuaj e mbështes plotësisht. Në fjalën time të nisjes së këtij sesioni parlamentar një nga objektivat është kjo. Ne nuk duhet të humbasim asnjë kohë nga kjo. Zoti Balla të thirren anëtarët e komisionit që kjo javë të jetë efektive për implementin e ndryshimeve kushtetuese në Kodin Elektoral?, tha Ruçi./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/