Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë që të ndalojë ndërtimin e digave në lumin Vjosë dhe të shpallë pjesën lumore të saj si Park Kombëtar. Sipas kreut të shtetit, qeveria duhet që të ruajë vlerat e natyrës dhe shëndetit të njeriut.
Meta shtoi se qeveria duhet që të dëgjojë edhe thirrje e ekspertëve ndërkombëtarë për ngritjen e HEC-eve jo në përputhje me standarddet europiane.
?Këto ditë jam vënë në dijeni për një letër të hapur drejtuar nga komuniteti i energjisë në Bashkimin Europian për një shqetësim për ngritjen HEC-it në Vjosë jo në përputhje me kërkesat europian. Çuditërisht duket këto kambana nuk dëgjohen jo vetëm nga ekspertiza mjedisore, por edhe qeveria apo investitori. Shteti shqiptar në zhvillimin e tij duhet të ruajë vlerat e natyrës dhe të shëndetit të njeriut. Personalisht do të mbështesja ndalimin e digave mbi Vjosë dhe shpalljen e saj Park Kombëtar të pjesës lumore ku parashikohen HEC-et e Poçemit dhe Kalivaçit. Çdo qëndrim kokëfortë s?do i shërbente të ardhmes së vendit dhe rrugës drejt BE-së. Çdo shqiptar i thjeshtë duhet të shkojë në lumin Valbonë të venë duart në kokë me atë që është bërë, përpara se kjo gjë të ndodhë me Vjosën edhe me lumenjtë e tjerë të Shqipërisë për t?i vënë kazmë edhe turizmit që është një ndër alternativat afatgjata për të ndihmuar edhe familjet shqiptare që banojnë në zona të tilla?, tha Meta.
Presidenti u shpreh se HEC-et miratohen sipas kërkesave të qeverisë dhe koncesionarit dhe asnjëherë nuk i nënshtrohen një procesi të rregulllt.
?Ndërtimi i HEC-eve në shkallë të gjerë dhe hapësirat jo miqësore dhe armiqësore në zonat e gjelbërta, s?mund të jetë në rrugë e blertë, një rrugë e qëndrueshme për zhvillimin e vendit. Shkencëtarët këmbëngulin se HEC-et shkaktojnë dëme në sipërfaqet e ujërave, në brigjet lumore, deri në det dhe bregdet, deri në ashpërsimin e klimës deri në ngrohjen globale. Nga informacioni duket se përbën shumë shqetësim bën dhe cilësia e hartimit të raporteve të vlerësimit për ndikimin në mjedis për ndërtim të caktuar HEC-eve po çdo ndërtim tjetër pranë lumenjve. Ato shpesh përgatiten në tavolinë në mënyrë të nxituar me shumë pak punë kërkimore në terren dhe shpesh miratohen ajo që dëshiron qeveria dhe koncesionari?, tha Meta./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/