Top News - Menaxhimi i virusit/ Ngrihet padi ndaj qeverise austriake

2020-12-23 2

Shpërthimi I koronavirusit në disa zona kish në rajonin e Tyrolit, I cili u bë shkas për një përhapje të gjerë të sëmundjes, dhe menaxhimi I dobët që iu bë asaj situata sipas një organizate private në Austrisë, ka bërë që kjo e fundit të depozitojë një padi civile kundër ekzekutivit austriak. Padinë e përbashkët të pushuesve nga 45 vende të ndryshme të botës e paraqiti Asociacioni për Mbrojtjen e Konsumatorëve. Personat në fjalë ishin pushues në pikën turistike të Ischgl kur u përhap virusi, të cilin sic thonë, ata e dërguan në vendet e tyre. infektimi I parë në Ischgl u shënua ne 7 mars, megjithatë Agjencia për Shëndetin Publik në Austri beson që rastet e para atje mund të kenë qenë nga 5 shkurti. Asociacioni për Mbrojtje të Konsumatorëve, ka thënë se katër raste civile do të dorëzohen në emër të individëve dhe të gjitha janë të lidhura me këtë fshat turistik.Pushuesit janë duke kërkuar dëmshpërblim në vlerën e 100,000 eurove. Shumica e tyre janë nga Gjermania, por në këtë grup përfshihen edhe banorë të Austrisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Austri#TopChannel