Një vendim shumë pozitiv, e ka cilësuar eksperti i ekonomisë Ardian Civici rritjen e pagës minimale në 30 mijë lekë, por që nuk nguron të theksojë që kjo vjen si rezultat i faktit që jemi në periudhë fushate zgjedhore. Në një intervistë për Report TV, Civici ka bërë ironi, duke thënë se nuk duhet të surprizohemi që këtë periudhë do të ketë "shumë dhembshuri për njerëzit" nga ana e partive politike.