#rtvora #rtvoranews
Tetë muaj pas nisjes së operacionit Forca e Ligjit, Gjykata e Posaçme ka bërë një bilanc të vendimeve që ka marrë në lidhje me kërkesat e ardhura nga SPAK dhe Policia e Shtetit për pasuritë e dyshuara me origjinë kriminale. Nga 375 subjekte të cilave u është dërguar formulari që nga fillimi i aksionit, gjykata ka konfiskuar deri tani vetëm 42 pasuri.
Gjykata e Posaçme ka bërë bilancin e ecurisë së kërkesave për sekuestro pasurie në kuadër të operacionit forca e ligjit i cili filloi tetë muaj më parë.
Nga statistikat rezulton se vetem në 42 raste, pasuritë e hetuara kanë përfunduar deri ne konfiskim siç e parashikon edhe akti normativ ndërsa pronat e bllokuara janë kryesisht automjete.
Pjesa me e madhe e kerkesave për konfiskim, nuk janë pranuar dhe i janë dërguar serish policisë për plotësim, ndërsa një pjesë tjetër janë ende në shqyrtim në gjykatë.
Nga fillimi i operacionit mësohet se formulari i vetëdeklarimit i është dërguar 375 subjekteve, të cilëve u është lënë 48 orë kohë për të vërtetuar burimin e ligjshëm të pasurive te tyre.
Pas verifikimeve të kryera nga policia, në gjykatë kanë perfunduar vetëm 161 raste. Në 80 raste nga gjykata, është pranuar kërkesa për sekuestrim pasurie, në nëntë raste është hequr masa e sekuestrimit ndërsa në 30 raste gjykata ka vendosur zgjatjen e afatit të sekuestros.
Për 8 muaj me radhë, për çdo ditë operacioni Forca e Ligjit vijon t?u dërgojë formularët për justifikimin e pasurive 4 deri ne 5 personave, të cilët kanë qënë apo janë të proceduar për veprimtari kriminale apo terroriste.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/gjykata-ben-bilancin-e-ofl-ne-8-muaj-konfiskim-vetem-per-42-pasuri/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv