Report TV -Futi poshtë gomave të makinës fqinjën e tij, Gjykata e Shkodrës lë në burg Hilë Simonin

2020-12-23 0

SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg 50 vjeçarin Hilë Simoni, i cili futi nën gomat e makinës fqinjen e tij Kaltrinë Hilën duke i thyer këmbët.

Përplasja u raportua fillimisht si aksident, por nga hetimet rezultoi se 55-vjeçarja u aksidentua me qëllim nga fqinji, pas debatit që patën verbalisht.