Keshilltaret e PD ne Durres nuk marrin pjese ne mbledhjen e keshillit bashkiak - (22 Tetor 2000)

2020-12-23 14

Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Këshilltarët e Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, nuk do të marrin pjesë në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak. Këtë qëndrim ata e kanë deklaruar me shkrim dhe duke shprehur mbështetjen për vendimin e këshillit kombëtar të PD për mos njohjen e rezultateve.

20 këshilltarët demokrat nuk do të marrin pjesë në këtë mbledhje sepse nuk duan të bëhen pjesë e manipulimit të votës së lirë nga ana e shtetit. Këshilltarët demokratë, nuk mbrojnë një sërë shkeljesh, si nga ana e komisionit zgjedhor, të qeverisjes vendore të Durrësit, me në krye Leonidha Gjermenin, si dhe nga militantët e PS në qendrat e votimit 61 dhe 84.

Gjithashtu Partia Demokratike në Durrës, shpreh bindjen se për këto shkelje janë mëse të ndërgjegjshëm edhe vetë organizmat e huaja, monitoruese të procesit zgjedhor si OSBE dhe ODHIR-i./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange