Askush nuk shfaqi interes në Shqipëri për të ndërtuar burgje private dhe pas 6 vite, qeveria shqiptare është tërhequr nga ky projekt. ReportTv mëson se ministria e drejtësisë ka hequr nga ligji konceptin e burgut privat, i cili do të akomodonte personat me dënim maksimale deri në 5 vite duke ulur dhe mbipopullimin në burgjet shtetërore.