Samiti i Egjiptit, konflikti Izrael-Palestine - (22 Tetor 2000)

2020-12-23 1

Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Samiti dy ditor i vendeve arabe, ka përfunduar sot dhe në të është nënshkruar një marrëveshje në Kajro, e cila mbështet Palestinën në situatën më të fundit të krijuar dhe dënon Izraelin për akte barbare ndaj popullit palestinez. Disa nga pikat kryesore të deklaratës përfundimtare të samitit të Kajros janë, të krijohet një mekanizëm i përcaktuar, që t?i jap ndihma financiare në mënyrë që të vazhdojë rezistenca e popullit palestinez, të lehtësohet rënia e shkaktuar nga bllokada e imponuar e territoreve palestineze, si dhe të ruhet identiteti arab i Jeruzalemit, të kërkohet formimi i një komisioni ndërkombëtar hetimi nën patronazhin e OKB. T?i kërkojë Këshillit të Sigurimit dhe asamblesë së përgjithshme të OKB-së t?i japi ndihmën e nevojshme popullit palestinez, i cili po vuan nën pushtim.

Izraeli e ka përshëndetur rezolutën përfundimtare, si një fitore të urtësisë në botën arabe. Duket se këto vende, të tilla si Egjipti apo Jordania, që kanë marrëdhënie diplomatike me Izraelin, e kanë bërë zgjedhjen strategjike për të vazhduar në këtë rrugë të paqes kanë deklaruar burime pranë qeverisë izraelite.

Ndërsa presidenti palestinez Jaser Arafat është zhgënjyer nga vendimet e marra sot në takimin e nivelit të lart arab. Ndërkohë nuk kanë pushuar breshëritë e armëve dhe bombardimeve, kryesisht në Hebron. Bilanci tragjik i luftimeve sa vjen e rritet./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange