Ora News - Policia bën bilancin e 24 orëve/ 24 persona të arrestuar e 49 të shoqëruar për verifikim

2020-12-23 5

#rtvora #rtvoranews

Policia e shtetit ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundi sa i përket punës së këtij institucioni në të gjithë vendin.

Uniformat blu bëjnë me dije se janë arrestuar 24 persona për vepra penale të ndryshme si dhe janë shoqëruar në komisariate 49 persona për verifikim.

Gjithashtu janë bllokuar edhe 12 mjete që udhëtonin pa dokumentacionet përkatëse.

Policia e Shtetit

Vijon në të gjithë vendin, zbatimi i detyrave të përcaktuara në Planin e Masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave në kërkim, personave që mbajnë armë pa leje, atyre me tendencë në krimet kundër personit, të atyre që shpërndajë apo trafikojnë lëndë narkotike etj.

Gjatë orëve të fundit janë kapur dhe vënë në pranga persona të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe krimeve ndaj personit.

Janë sekuestruar kanabis, kokainë dhe armë zjarri.

Në zbatim të planit operacional janë angazhuar të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë, forca e posaçme ?Shqiponjat?, FNSH-ja, RENEA dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe strukturat e Policisë Kufitare.

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit kanë funksionuar 75 pika kontrolli në akset rrugore nacionale, në brendësi të qyteteve dhe në akset kryesore rurale, si dhe janë shtuar patrullimet në kufirin jeshil dhe atë blu.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/policia-ben-bilancin-e-24-oreve-24-persona-te-arrestuar-dhe-49-te-shoqeruar-per-verifikim/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Free Traffic Exchange