Policia e Korçës vijon operacionin ?Perimetri?, ku së fundi ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Gjatë aksionit, policia ka arrestuar dy persona, njëri prej të cilëve është shtetas i huaj nga Afganistani.
Ky i fundit dhe një shqiptar janë kapur duke transportuar katër emigrantë të paligjshëm.
Njoftimi i policisë:
Vijon operacioni policor i koduar ?Perimetri?. Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Kapen duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej të cilëve shtetas i huaj.