Elton Qyno detaje për atentatin ndaj Gjinit, 5 vëllezërit Reçi: Të hetohen vrasjet e dy vëllezërve

2020-12-23 3

Atentati me tritol ndaj Preng Gjinit, nuk ka asnjë dyshim për policinë e Tiranës që lidhet me gjakmarrjen mes dy familjeve Gjini dhe Reçi në qytetin e Rrëshenit. ?Shqiptarja.com? zbardh detaje të reja lidhur me këtë ngjarje të rëndë, e cila ndodhi në qendër të Tiranës, ku si pasojë e shpërthimit mbeti i plagosur Preng Gjini. Policia një ditë pas ngjarjes ka kryer kontrolle të imtësishme në qytetin e Rrëshenit, ku në fokus kanë qenë banesat e vëllezërve Tonin Reçi, Paulin Reçi, Martin Reçi, Alfred Reçi dhe Gjovalin Reçi.

Gjatë këtyre kontrolleve nuk është gjetur asnjë send i paligjshëm dhe të gjithë vëllezërit ishin në banesat respektive. Vetëm në shtëpinë e Gjovalin Reçit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pajisje DVR dhe një dron. Të gjithë vëllezërit janë marrë në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku kanë dhënë shpjegime. Ata kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me askënd dhe se kanë kërkuar që policia të zbardhë vrasjen e dy vëllezërve të tjerë Kastriot Reçi në Rrëshen dhe Gasper Rreçin në Itali.Të gjithë vëllezërit kanë deklaruar se nuk kanë hasmëri me asnjë person në Rrëshen. Ata kanë pohuar në polici se Preng Gjinin e njohin si banor të Rrëshenit dhe se në vitin 1997 ka qenë polic në këtë qytet. Për më tepër vëllezërit Reçi, kanë informuar policinë se Preng Gjini, ka qenë i akuzuar si person që ka vjedhur bankën në Rrëshen gjatë vitit 1997. Më tej vëllezërit, kanë deklaruar se me Preng Gjinin kanë njohje të si banorë të Rrëshenit por nuk kanë pasur komunikime me të. Gjithashtu të gjithë vëllezërit kanë treguar në polici se për ngjarjen e rëndë nuk kanë asnjë dijeni dhe ishin informuar përmes raportimeve në televizion. Ndërkohë për policinë e Tiranë nuk ka asnjë dyshim që atentati me tritol ndaj Preng Gjinit, është kryer pikërisht si pasojë e zinxhirit të hakmarrjeve mes dy familjeve Reçi dhe Gjini.

Në një raport operativ policor thuhet se:??këto konflikte janë si pasojë e prishjes së pazareve të drogës në shtetin Italian mes Gasper Reçit dhe personit të plagosur në Tiranë, Preng Gjini. Sipas të dhënave Gasper Reçi, është vrarë në shtetin Italian në vitin 2017. Si pasojë e këtyre konflikteve në vazhdim të hakmarrjeve është vrarë në Rrëshen Anton Gjini në datën 12 gusht 2019, i cili është vëllai i Preng Gjinit. Situata e hakmarrjes ka vijuar me vrasjen e Kastriot Reçit në Rrëshen dhe mandej ka vijuar me atentatin me tritol në 15 shtator 2020 në Tiranë ndaj Preng Gjinit??.