ETA godet perseri Spanjen - (22 Tetor 2000)

2020-12-23 2

Lajme Arkiva - TV Klan 2000

ETA godet përsëri. Viktima e radhës quhet Maksimo Kasado Karrera, 44-vjeç, me profesion oficer burgu. Ka qenë një bombë e vendosur në makinën e tij, e cila ka shkaktuar shpërthimin dhe vdekjen e 44 vjeçarit. Policia bën të ditur, se ngjarja ka ndodhur kur oficeri, po nisej për në punë në një burg 20 kilometra larg Vitorias.

Sot përsëri rrugët e Bilbaos janë mbushur me qindra mijëra protestues, të cilët i bëjnë thirrje ETA-s, të ndalojë dhunën 32 vjeçare që ka shkaktuar 800 të vdekur. Organizata baske ETA, kërkon krijimin e një shteti të pavarur bask në veri të Spanjës dhe jugperëndim të Francës. Viktimat e shumta ndoshta do ta detyrojnë krahun konservator të qeverisë spanjolle, që të ulet në tryezën e bisedimeve për të evituar vrasjet e njëpasnjëshme./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/