Bashkia e Tiranës ka investuar tek trotuaret e reja, kanalizimet, ndriçimi dhe sinjalistika tek blloku i pallateve, që njihen si ?ish-Nyja e Betonit? në Njësinë 7. Veliaj ka deklaruar se falë investimeve në këtë zonë, janë shitur edhe hyrjet në pallate që nuk bliheshin më përpara.
?Më kujton një projekt të ngjashëm, Bulevardin ?Taulantia? në Njësinë 2. Është një zonë, e cila po transformohet, ku kemi kuptuar se improvizimet e viteve ?90 nuk shkojnë më. Sot jemi në një situatë ku kemi trotuare më të gjerë, por edhe rrugë të bollshme me vende parkimi, e qarkullim në të dyja anët?, tha Veliaj. Ai shtoi se ky është një tjetër premtim i mbajtur, që tregon se bashkia fokusohet te puna, teksa përfaqësuesit e opozitës shqetësohen për listat e deputetëve.?Kur disa po shqetësohen për listat e deputetëve, ne shqetësohemi për listën e punëve. Lista e punëve është më e rëndësishme se lista dhe renditja e deputetëve. Kush ka sy e sheh se kush është për punë e kush për llogje. Kush është këtu, si në ditë me diell, si në ditë me shi, e kush është në plazh, si në diell e si në shi, dhe hallin më të madh e ka ku do jem në listë dhe jo ku është lista e punëve që do të bëjmë për qytetin. Në fund, qytetarët vlerësojnë listën e punëve, siç do mbahet mend që ata që merren sot me listat e deputetëve, nuk bënë asnjë punë kur drejtonin Tiranën?, u shpreh Veliaj.