#rtvora #rtvoranews
Pas dy ditëve betejë për mbijetesë, 38-vjeçari, Selavdi Shehaj, nuk ka mundur t?i shpëtojë atentatit të së dielës në një nga plazhet e Italisë. Shqiptari u ekzekutua në mesin e njerëzve për motive që pretendohet për shkak të së kaluarës kriminale.
Ka ndërruar jetë shqiptari, Selavdi Shehaj, pas atentatit të fundjavës së kaluar i dyshuar si mafioz nga autoritetet italiane.
38-vjeçari i njohur edhe me epitetin Simone qëndroi për 48 orë i intubuar në një nga spitalet e Romës por nuk mundi t?i mbijetojë plagëve të marra.
Ai u qëllua të dielën rreth orës 10 e gjysmë të paradites teksa po frekuentonte plazhin ?Bora Bora? në rrethinat e kryeqytetit.
Një person me rroba sportive i shoqëruar nga një tjetër me motor hapi zjarr ndaj 38-vjeçarit.
Fishekët e kalibrit 7,65 mm goditën shqiptarin në shpinë dhe një tjetër në shtyllën kurrizore, duke terrorizuar plazhistët e duke e lënë të paralizuar viktimën, ndërsa agresorët u zhdukën mes turmës pa lënë gjurmë.
Shehaj ishte i afërt me pronarët e plazhit privat ku ai u ekzekutua.
Njëra ishte bashkëjetuesja e tij, një grua 30-vjeçare me të cilën ai kishte një djalë tre vjeç.
Për hetuesit e ngjarjes, vrasja e shqiptarit mund të jetë një larje hesapesh pas prishjes së pazareve të drogës.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/vdes-shqiptari-qe-ju-be-atentat-ne-plazhin-bora-bora/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv