Top News - Moti me reshje shiu/ Bllokohen disa akse rrugore

2020-12-23 0

Shirat e parë për sezonin e vjeshtës kanë sjellë përmbytje të rrugëve në disa qytete të Shqipërisë. Demtime te shumta ka sjelle ne zonen e Konispolit, ku një breshëri e pazakontë ka rënë në Konispol, i cili ka dëmtuar pemët frutore në këtë zonë.

Gjithastu reshnje te dendura shiu jane raportuar edhe ne qytetin e Lezhës, ku si pasoje janë krijuar probleme në bllokun e banimit nga "11Janari" deri në lagjen "Besëlidhja". Uji ne rruge ka veshtiresuar qarkullimin e makinave po ashtu edhe te kembesoreve.

Mengjesi i se merkures, ka nisur me reshje shiu me intensitet të lartë edhe ne qytetin e Durresit, duke shkaktuar probleme në rrugët e qytetit të Durrësit. Si pasojë e reshjeve janë krijuar radhë të gjata automjetesh në rrugë, në pikun e lëvizjes në mëngjes, ku me nisjen e mesimit ne shkolla trafiku eshte edhe me i renduar.

Ndërkohë që në Lushnje reshjet e dendura të shiut që zgjatën rreth 10 minuta, kane mjaftuar per te shkaktuar përmbytjen e rrugëve në këtë qytet. Sistemi i evadimit të ujërave sipërfaqësore doli jashtë funksionit për rreth gjysmë ore. Radhë të gjata automjetesh janë krijuar dhe disa akse rrugore kanë mbetur të paralizuara.

Reshje shiu me erë të fortë ka pasur edhe në Fier, por gjate oreve te mengjesit nuk u raportuan probleme serioze në rrugët e qytetit.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Moti#ReshjeShiu#TopChannel